All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Nesër dorëzohet padi ndaj Dimal Bashës për artikullin kundër UÇK-së

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 16:27 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Nesër dorëzohet padi ndaj Dimal Bashës për artikullin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha do të paditet dhe do të dorëzohet kallëzim penal ndaj tij në Prokurorinë Speciale.

All - Paragraf - 3

Për këtë ka njoftuar avokati Gent Gjini, derisa bërë të ditur se padia lidhet me “pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës” dhe për “bashkëpunimin e tij me një autore për publikimin e këtyre pretendimeve” në një revistë shkencore të një universiteti në SHBA.

Gjini njoftoi se padia do të dorëzohet nga ai dhe një përfaqësues i UÇK-së të premten në orën 13:20.

Avokati Gent Gjini në njoftimin e tij tha se do të kërkojnë nga Prokuroria Speciale që Bashës t’i ndalohet ushtrimi i detyrës së kryeparlamentarit, përderisa siç potencon ai çështja të trajtohet dhe të hetohet.

All - Paragraf - 6

Ndërkaq, të mërkurën, kryeparlamentari Dimal Basha ka njoftuar se tashmë emri i tij është larguar nga bashkë-autorësia bashkë me kapitullin 3 për të cilin ai pranoi se kishte shkruar për islamin fundamentalist në Kosovë, transmeton KosovaPress.

  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos