All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

"Unë mbijetova sepse kisha Zotin në anën time", pas atentatit Trump mban fjalimin më të gjatë në histori

Nga A2 CNN
19 Korrik 2024, 07:07 | Bota
All - Paragraf - 1

"Unë mbijetova sepse kisha Zotin në anën time", pas

"Unë mbijetova sepse kisha Zotin në anën time,"  tha Donald Trump në ditën e tretë të Konventën Republikane, teksa foli për atentatin ndaj tij disa ditë më parë. 

All - Paragraf - 3

Donald Trump iu drejtua kongresit republikan në Milwaukee për më shumë se një orë e gjysmë në kthimin e tij në skenë për herë të parë nga tentativa për vrasjen e tij në një tubim të shtunën.

Gjithashtu Melania Trump bëri një dalje të rrallë publike, duke iu bashkuar bashkëshortit të saj pas fjalimit të tij, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes.

Trump përmendi emrin e Bidenit vetëm një herë në fjalimin e tij, i cili u fokusua shumë në deportimin masiv të emigrantëve, ekonominë dhe inflacionin, dhe Amerikën që tregon "forcë". Ai premtoi gjithashtu se do t’i japë fund çdo krize ndërkombëtare.

All - Paragraf - 6

"Është koha për një ndryshim," i tha ish-presidenti kongresit përpara se të niste një seri premtimesh për popullin amerikan.

Fjalimi i Donald Trump, i mbajtur në më shumë se një orë e gjysmë, është fjalimi më i gjatë televiziv i mbajtur nga një kandidat presidencial që pranon nominimin.

Ai theu rekordet që kishte bërë gjatë pranimit të nominimit të Partisë Republikane për president në zgjedhjet e 2016 dhe 2020.

All - Paragraf - 9

  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos