All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Ta izolojmë Iranin”, BE-ja miraton sanksionet shtesë kundër Teheranit

Nga Erjon Dervishi
18 Prill 2024, 12:29 | Bota
All - Paragraf - 1

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian në takimin në Bruksel vendosën që të shtojnë sanksionet kundër Iranit pas sulmit me raketa që ndërmori kundër Izraelit. Qëllimi i sanksioneve sipas zyrtarëve të lartë evropian bëhet për të parandaluar një përshkallëzim më të madh në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se BE-ja dëshiron të "izolojë" Iranin dhe të angazhohet me vendet e tjera në rajon për të bërë përparime drejt një procesi paqeje. Izraeli ka sinjalizuar se do të hakmerret, por nuk ka thënë se si.

All - Paragraf - 3

Udhëheqësit e BE-së dënuan sulmin iranian, riafirmuan angazhimin e tyre për sigurinë e Izraelit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve të parandalojnë më shumë tensione, përfshirë Libanin.

Samiti në Bruksel është takimi i parë i 27 liderëve kombëtarë të BE-së që nga sulmi iranian i 13 prillit, më shumë se gjashtë muaj pas luftës midis Izraelit dhe grupit militant palestinez të mbështetur nga Irani, Hamas. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos