Rritet presioni mbi Moskën, Britania e Madhe do t’i dërgojë Ukrainës 150 mijë drone

Nga A2 CNN
19 Qershor 2026, 21:43 | Bota

Rritet presioni mbi Moskën, Britania e Madhe do t’i dërgojë

Britania e Madhe do t’i sigurojë Ukrainës 150,000 drone deri në fund të vitit, njoftoi Londra të enjten pas njërës prej dërgesave më të mëdha që nga fillimi i konfliktit.

Paketa, me vlerë 752 milionë paund u njoftua nga Sekretari Britanik i Mbrojtjes, Dan Jarvis, në një takim të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në Bruksel.

Sipas qeverisë britanike, e cila ka qenë ndër mbështetëset më aktive ushtarake të Kievit, paketa do të financohet përmes kredisë prej 2.26 miliardë paundësh të Londrës për Kievin, e mbështetur nga të ardhurat nga asetet sovrane të ngrira ruse.

Zyrtarët britanikë e paraqitën paketën, e cila përfshin dronë, raketa dhe radarë, si mbështetje të nevojshme ushtarake për Kievin.

Kancelarja Rachel Reeves u zotua se Londra do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe të ushtrojë presion mbi Moskën.

Rusia ka argumentuar prej kohësh se furnizimet e vazhdueshme të armëve perëndimore vetëm sa e zgjasin konfliktin dhe dëmtojnë përpjekjet për paqe.

Njoftimi erdhi pasi Moska dhe rajoni përreth u goditën nga një nga sulmet më të mëdha të dronëve ukrainasë në vitet e fundit. Mbrojtja ajrore ruse interceptoi 194 dronë që po i afroheshin kryeqytetit gjatë natës, sipas zyrtarëve, por sulmi shkaktoi dëme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos