Rritet përplasja SHBA-Iran, Trump reagon sërish me kërcënime

Nga A2 CNN
10 Qershor 2026, 18:07 | Bota

Rritet përplasja SHBA-Iran, Trump reagon sërish me kërcënime

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur ndjeshëm, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish duke lënë të hapur mundësinë e rifillimit të sulmeve ndaj infrastrukturës iraniane, përfshirë termocentralet dhe urat.

Në një deklaratë për mediat amerikane, Trump u shpreh se SHBA mund të vazhdojë veprimet ushtarake, duke theksuar se Irani kishte pasur një mundësi për të arritur një marrëveshje. “Unë mund të vazhdoj. Ata kishin një shans për të nënshkruar një marrëveshje dhe për të mbijetuar,” tha ai për Fox News.

Deklaratat e tij vijnë vetëm një ditë pasi ai sugjeroi se një marrëveshje mes dy vendeve mund të arrihej brenda dy ose tre ditëve dhe se ngushtica e Hormuzit mund të rihapej menjëherë pas përfundimit të negociatave, duke treguar një luhatje të fortë në qëndrimet e tij.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Ali Bagai, ka deklaruar se nuk mund të ketë armëpushim për sa kohë që SHBA vazhdon të godasë objektiva iraniane. Sipas mediave ndërkombëtare, sulmet amerikane në orët e para të mëngjesit të së mërkurës kanë zgjatur rreth katër orë, ndërsa një zyrtar amerikan ka raportuar se janë goditur gati 20 objektiva brenda territorit iranian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos