All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Narkonëndetësja e nisur nga Kolumbia gjendet në brigjet e Spanjës

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 18:12 | Bota
Narkonëndetësja e nisur nga Kolumbia gjendet në brigjet e
All - Paragraf - 1

Brigjet spanjolle janë kthyer në qendrën e zbarkimit të drogës së nisur nga Amerika Latine për në Europë, me kartelet që kanë krijuar “Rrugën e Atlantikut” duke përdorur narkonëndetëse për të transportuar kokainën.

Një e tillë është zbuluar nga autoritetet iberike rreth 450 km në perëndim të qytetit të Cadiz, pas sinjalizimit nga DEA amerikane.

All - Paragraf - 3

Pasi Garda Civile lokalizoi mjetin lundrues me gjatësi 20 metra, ekuipazhi i përbërë nga 4 kolumbianë u përpoq t'i shpëtonte autoriteteve, por në fund u detyruan të ndalonin.

Në këtë rast, droga që po transportohej është fundosur në det së bashku me narkonëndetësen para se të sekuestrohej.

Narkonëndetsja është e ngjashme me atë të kapur në dy operacione të tjera të policisë spanjolle, të kryera në vitin 2019 dhe 2023 në Galicia. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos