‘’Izraeli po na kërcënon, duhet të ndalet!’’Erdogan: përpjekje ‘’tinëzare’’ në Qipro, do përgjigjemi ashpër

Nga Rosalba Bejdo
10 Qershor 2026, 14:43 | Bota

Sulmet izraelite ndaj Sirisë dhe Libanit kanë arritur një pikë ku kërcënojnë gjithashtu Turqinë. Është paralajmërimi që ngre presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili thekson se agresioni izraelit po kërcënon të gjithë botën dhe se duhet të ndalet.

"Sulmet e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe rrjetit të tij vrasës kundër Libanit dhe Sirisë e kanë çuar situatën në një pikë ku ajo përbën kërcënim edhe për Turqinë."

Erdogan tha gjithashtu se Izraeli po udhëheq një përpjekje tinëzare për të destabilizuar vendet afrikane dhe rajonin e Mesdheut, duke ndezur zjarrin e përçarjes në ishullin e Qipros, i cili është i ndarë sipas vijave etnike.

Këto entitete të vogla, ambiciet e të cilave i tejkalojnë shumë përmasat e tyre, i janë bashkuar aventurave të Izraelit, kanë marrë përsipër rolin e nënkontraktorëve të sionizmit dhe po ndjekin disa ëndrra të parealizueshme në Mesdheun Lindor.

Erdogan kërcënoi se cilido që do të shkelë të drejtat e Turqisë dhe turko-qipriotëve në Mesdheun Lindor, përgjigja e Ankarasë do të jetë shumë e fortë.

Presidenti turk u bëri thirrje fuqive botërore të mbajnë një qëndrim të qartë kundër Izraelit, duke thënë se shteti hebre po fuqizohej nga heshtja e komunitetit ndërkombëtar.

"Rikthimi i Izraelit brenda kufijve të shtetit të së drejtës është bërë një detyrë e përbashkët jo vetëm për disa vende, por për mbarë njerëzimin," ishin fjalët e Erdogan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos