
Irani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kryerjen e një “krimi frikacak lufte” duke sulmuar pranë një spitali për fëmijë me kancer dhe i ka krahasuar veprimet e tyre me shënjestrimin e objekteve të kujdesit shëndetësor në Gaza nga Izraeli.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha në një postim në X të enjten se SHBA-të kryen një sulm “barbar” dhe 211 pacientë “që po i nënshtroheshin kimioterapisë” u evakuuan nga Spitali i Specializuar Shahid Baghaei në qytetin jugperëndimor të Ahvazit.
Një mjek në qendrën e trajtimit u tha gazetarëve se shpërthimi ishte “intensiv” dhe “kaq afër” saqë ata menduan se spitali ishte goditur.
“Ky sulm barbar, që të kujton mizoritë e Izraelit kundër qendrave të kujdesit shëndetësor, shkaktoi vuajtje dhe ankth të madh tek fëmijët e shtruar në spital dhe detyroi evakuimin emergjent”, tha Baghaei.
“Kjo përbën një krim lufte frikacak kundër qenieve më të pafajshme njerëzore, fëmijëve që po luftojnë me trimëri për jetën e tyre.”
(A2 Televizion)