“Ata janë njerëz të sëmurë”, Trump: Paqja me Iranin ka marrë fund

Nga Erjon Dervishi
8 Korrik 2026, 13:07 | Bota

“Paqja me Iranin ka marrë fund”. Kështu ka deklaruar Presidenti amerikan në një reagim të tijën në Samitin e NATO në Ankara. Kur u pyet nëse armëpushimi ishte arritur dhe marrëveshja fillestare e paqes ishte e vdekur, Trump tha se “për mua, mendoj se ka mbaruar”. Komentet e presidentit, erdhën vetëm disa orë pasi forcat amerikane goditën bazat ushtarake iraniane gjatë natës në hakmarrje për sulmet iraniane ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

“Ata janë të sëmurë. Diçka nuk shkon me ta. Ne u thamë: shkoni dhe merruni me ceremonitë tuaja të varrimit. Por në vend të kësaj, ata filluan të lëshonin raketa dhe të sulmonin anije. Kështu që ne i goditëm shumë fort mbrëmë. Shumë fort. Do të thoja në raportin 20 me 1; 20 herë më ashpër. Dhe u thashë: sa herë që ju godisni, ne do ju godasim. Dhe sigurisht, ata luajnë pisët, ndaj i sulmojnë të gjithë, ndoshta edhe mua. Kam qenë numri një në listën e tyre prej vitesh”, tha Trump, përcjell A2 CNN

“Ata janë një tufë plehrash. Doni ta dini të vërtetën? Ata janë plehra. Dhe ne nuk i duam. Unë nuk i dua. Janë njerëz të këqij; bëhet fjalë për denuklearizimin e Iranit. Dhe ne do ta çarmatosim atë nga armët bërthamore. Nuk do t'i lejojmë, sepse janë të çmendur. Dhe ata nuk mund të kenë armë bërthamore. Ata kanë vrarë mijëra e mijëra ushtarë tanë. Kanë vrarë qindra mijëra njerëz të pafajshëm. Ata përdornin bomba anash rrugës. Për Sulejmanin u kujdesa vetë. Nuk mendoj se e dinë se çfarë dreqin po bëjnë, por janë njerëz të këqij, shumë të këqij. Mendoj se janë të paaftë, meqë ra fjala. Sepse po të ishin të aftë, do të kishin arritur një marrëveshje shumë kohë më parë, ndoshta që para 47 vitesh. Pra, kanë qenë problematikë prej 47 vitesh. Dhe ne eliminuam grupin e tyre të parë të udhëheqësve. Eliminuam grupin e dytë të udhëheqësve. Ata duan të eliminojnë udhëheqësin e SHBA-së, mua. Për mua, mendoj se gjithçka ka marrë fund. Nuk dua të merrem më me ta. Ata janë plehra. E dini çfarë janë plehrat? Ata janë plehra. Janë njerëz të sëmurë. U udhëhiqen nga njerëz të sëmurë. Dhe janë njerëz mizorë e të dhunshëm. Dhe po të kishin armë bërthamore, do t'i përdornin ato. Për sa më përket mua, gjithçka ka marrë fund”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos