All - Paragraf - 1
Policia e Shkodrës ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të të shtënave me armë ndaj një lokali mbrëmjen e së premtes në lagjen “Skënderbeg” të qytetit.
Pas hetimeve, Forca e Posaçme Operacionale arrestoi 31 vjeçarin K.K. për të shtënat me armë, të cilat fatmirësisht nuk shkaktuan të lënduar në lokal.
All - Paragraf - 3
Mësohet se K.K. kishte konsumuar alkool në këtë lokal dhe është larguar, për t’u kthyer disa minuta më vonë me armë, duke vënë në rrezik jetën e klientëve.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit". (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2