All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Pogba drejt Madridit, akord me Realin për 12 mln euro në sezon

Nga A2 CNN
27 Prill 2019, 12:52 | Futboll
Pogba drejt Madridit, akord me Realin për 12 mln euro në sezon
All - Paragraf - 1

Largimi i Paul Pogba nga Manchester United bëhet edhe më konkret teksa i afrohemi merkatos së verës.

Spanjollët e “AS” raportojnë së fundmi se mesfushori francez u ka kërkuar drejtuesve të Manchester United të largohet drejt Realit të Madridit, me të cilët duket se është arritur një marrëveshje për një kontratë 12 milionë euro në sezon.

All - Paragraf - 3

Pogba ka një kontratë me “Djajtë e Kuq” që e mban të lidhur deri në vitin 2021, megjithatë tashmë lojtari duket se e ka vendosur largimin, ndoshta edhe për faktin se United po humbet edhe mundësinë e pjesëmarrjes sezonin e ardhshëm në Champions League.

Me ardhjen e trajnerit Solskjaer, Pogba u ringjall te United, duke realizuar ndeshje mjaft të mirë, madje edhe disa gola. Megjithatë, Manchester është duke i bërë një mbyllje të keqe këtij sezoni. Fillimisht mbeti jashtë Champions League, ndërsa tashmë po humbet edhe mundësinë e një prej katër biletave që të çojnë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos