All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Përjashtimi i opozitës nga zgjedhjet lokale në Rusi, mbështetësit në protestë antiqeveritare

Nga A2 CNN
28 Korrik 2019, 17:00 | Bota
Përjashtimi i opozitës nga zgjedhjet lokale në Rusi,
All - Paragraf - 1

800 persona të cilët dolën të protestonin në rrugët e Moskës gjatë së shtunës kundër pushtetit të Presidentit Vladimir Putin u arrestuan nga forcat e rendit.

“Ku po na dërgoni? Duhet të na thoni ku po shkojmë. Kjo është e drejtë ligjore. Ju po shkelni ligjin me ne. Dhe herët apo vonë do të dënoheni për këtë që po na bëni”, dëgjohen duke thënë protestuesit.

All - Paragraf - 3

Gjithçka nisi nga një thirrje që lideri i opozitës, Aleksei Navalni u bëri mbështetësve të tij nga qelia e burgut që ta përkrahin në të drejtën e partisë së tij për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 8 shtatorit. Por, zyrtarët nuk e kanë cilësuar një të drejtë që opozita e gëzon, duke i lënë jashtë listave, madje duke u hequr edhe të drejtën e promovimit në televizionin shtetëror, që mbetet ende më i ndjekuri në Rusi.

Me thirrjet “Rusia pa Putinin” dhe “Putin jep dorëheqjen”, mbështetësit e opozitës dolën në rrugët e Moskës në një prej protestave më të egra që vendi ka njohur ndonjëherë. Mes tyre pati edhe të plagosur.

Në polici u shoqëruan më shumë se 3500 persona, 700 prej të cilëve ishin gazetarë. Sipas informacioneve, shumica e tyre u mbajtën në komisariate për disa orë dhe u lëshuan sërish. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos