All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Përdorimi i administratës në zgjedhje, Celibashi: Nuk ka më denoncime për marrje me forcë në mitingje

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 21:35 | Politikë
Përdorimi i administratës në zgjedhje, Celibashi: Nuk ka më
All - Paragraf - 1

Natyra e denoncimeve këto zgjedhjeve vendore ka një dallim nga procese zgjedhjeve të viteve të shkuara. Ky është vlerësimi që bën Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në “Intervistë” me Merita Haklajn.

Sipas kryekomisionerit, ankesat e ardhura deri më tani në KQZ nga organizata monitoruese apo nga vetë partitë politike, kanë qenë kryesisht për mënyrën sesi po pasqyrohet fushata në rrjetet sociale.

All - Paragraf - 3

“Në vlerësimin tim, nëse shohim natyrën e denoncimeve, apo partive politike të caktuara, ka një dallim shumë të madh, natyra sjelljeve të denoncuara, me rastet e denoncuara në zgjedhje të tjera.”

Si raste të shkuara Celibashi përmend përdorimin e “makinave të institucioneve, marrja e administratës me forcë në mitingje etj. Raste të tilla ka ende, thotë kryekomisioneri, por shton se janë sporadike.

Por a po i bëhet presion administratës këto zgjedhje vendore?

All - Paragraf - 6

Celibashi thotë se përpos asaj që mund të thuhet publikisht, në tryezën e KQZ-së nuk ka pasur denoncime të sjella në mënyrë të dokumentuar.

Megjithatë, kreu i KQZ-së theksoi se kushdo që sjell në vëmendje raste të tilla kur drejtues të administratës ushtrojnë trysni mbi votuesin, do të ketë mbështetjen e tij. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos