All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Paketoi” 13 emigrantë të paligjshëm në një Touareg, arrestohet 33-vjeçari i dehur në Korçë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2023, 09:42 | Aktualitet
“Paketoi” 13 emigrantë të paligjshëm në një
All - Paragraf - 1

Dy vëllezër që po transportonin 13 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht janë vënë në pranga në Korçë.

Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Midnight 6” në pranga u vunë E. P., 33 vjeç dhe A. P., 45 vjeç, vëllezër, të dy banues në Laprakë.

All - Paragraf - 3

Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për qytetarë që do të transportonin emigrantë, për të kaluan kufirin ilegalisht, policia ushtroi kontrolle në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Qafë Plloçë ku ndaluan një automjet tip “Volkswagen”, dhe një tip “BMW” që drejtoheshin nga vëllezërit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues 33-vjeçarin, u gjetën 13 emigrantë nga vendet e treta, të cilët ai do t’i transportonte drejt BE-së, kundrejt fitimit. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi po ashtu, se 33-vjeçari ishte në gjendje të dehur.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se vëllai i 33-vjeçarit, e shoqëronte me automjetin tip “BMW”, automjetin që transportonte emigrantët, për ta sinjalizuar për prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë.     (A2 Televizion)

https://youtu.be/Ew0YnHwNOcs
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos