All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal, Manastirliu: Javën tjetër do të mbërrijnë rreth 200 mijë vaksina

Nga A2 CNN
23 Tetor 2021, 11:39 | Aktualitet
Nis vaksinimi kundër gripit sezonal, Manastirliu: Javën tjetër do
All - Paragraf - 1

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka nisur nga qendra shëndetësore numër 10 në kryeqytet fushatën e vaksinimit kundër gripit sezonal, me 35 mijë vaksinat e para të mbërritura në vend, ndërkohë që javën tjetër do të mbërrijnë rreth 200 mijë.

“Nga dita e sotme po shpërndahen 35 mijë vaksinat e para të gripit sezonal. Javën tjetër mbërrijnë në Shqipëri rreth 200 mijë vaksina kundër gripit. Vaksinat e gripit janë përfshirë në kalendarin tonë të vaksinimit për grupet e riskut, duke siguruar vaksinimin e personelit shëndetësor, të të moshuarve me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna”.

All - Paragraf - 3

Bashkë me vaksinat kundër gripit do të vijojë edhe vaksinimi antiCovid në çdo qendër shëndetësore në vend, për të cilin Manastirliu kërkoi ndërgjegjësimin qytetar për shmangien e fataliteteve.

“Ka nevojë të rritet ndërgjegjësimi për të pasur sa më pak infektime, hospitalizime dhe për të shmangur fatalitetet”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos