All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Merr flakë skafi në Dhërmi, 31-vjeçari pëson djegie, dërgohet në Tiranë

Nga A2 CNN
6 Qershor 2022, 14:25 | Kronikë
Merr flakë skafi në Dhërmi, 31-vjeçari pëson djegie,
All - Paragraf - 1

Një 31-vjeçar ka mbetur i djegur pasi skafi në të cilin po punonte ka marrë flakë. Policia e Vlorës thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Drimadhes, Dhërbmi.

Si pasojë e flakëve, i riu që po merrej me riparimin e motoskafit, ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit.

All - Paragraf - 3

31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar, thotë Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos