All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Konfliktet e pronësisë, shkaku i 200 gr tritol pronarit të pastiçerive

Nga A2 CNN
2 Mars 2019, 00:10 | Kronikë
Konfliktet e  pronësisë, shkaku i 200 gr tritol pronarit të
All - Paragraf - 1

Konfliktet e pronësisë ishin shkaku i shpërthimit të fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Vasil Shantos”, në Tiranë. Fatmirësisht nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Një sasi prej 200 gramësh tritol shpërtheu në këtë pallat, që ndodhet në zonën e “Vasil Shantos”. Policia heton pistën e pronësisë, pasi shënjestra e shpërthimit ishte banesa e biznesmenit Vasillaq Stavri, pronar i disa pastiçerive në Tiranë. Stavri kishte marrë pronat e shtetasit me inicialet A.B, 52 vjeç, të cilat ishin bllokuar nga banka dhe herë pas here ishin konfliktuar për këtë fakt.

All - Paragraf - 3

Madje Stavri kishte marrë kërcënime edhe herë të tjera, derisa në orën 21.10, ndodhi edhe shpërthimi i telekomanduar. Djemtë e biznesmenit nuk pranuan të flisnin para kamerave, ndërsa fqinjët u shprehën të tronditur për atë që ndodhi.

Policia ka shpallur në kërkim 58-vjeçarin me inicialet A.B, pasi dyshon se është pikërisht ai që ka vendosur tritolin. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos