All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kapet arsenal armësh në Gramsh, kush është poseduesi me probleme të theksuara me ligjin

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 10:08 | Kronikë
Kapet arsenal armësh në Gramsh, kush është poseduesi me
All - Paragraf - 1

Policia e Shtetit njofton se ka kapur një arsenal armësh në Gramsh, ndërsa ka vënë në pranga poseduesin e tyre, një 53-vjeçar. Mësohet se, në kuadër të operacionit policor të koduar “Grabova” është arrestuar shtetasi Gjergji Sotiri.

Ky i fundit, sipas policisë, kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe fëmijët, ndërsa është një person me precedentë të mëparshëm penalë.

All - Paragraf - 3

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta.

"Gramsh/Sekuestrohet një arsenal armësh. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në familje. Finalizohet operacioni policor i koduar "Grabova", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Elbasan.

Kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe fëmijët, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari, Gjergji Sotiri shtetas me precedent të mëparshëm kriminal. Policia gjen në banesën e kësaj familjeje dhe sekuestron një arsenal armësh të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

All - Paragraf - 6

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas njoftimit se  një shtetas që banonte në fshatin Grabovë e Sipërme, kërcënonte bashkëshorten dhe fëmijët se do t’i vriste me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

Bazuar në informacionin e marrë për shtetasin që posedonte armë, në ndihmë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh kanë shkuar dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale në familje.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Grabova”, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. S., 53 vjeç, banues në fshatit Grabovë e Sipërme, Gramsh, me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e vjedhjes.

All - Paragraf - 9

Shërbimet e Policisë gjetën nl banesë dhe sekuestruan një arsenal armësh që posedonte ky shtetas, të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/02/tregti-armesh-ne-varrimin-e-nehat-kulles/
https://a2news.com/2022/06/16/goditet-baza-e-prodhimit-dhe-modifikimit-te-armeve-ne-tirane/
https://a2news.com/2023/04/25/iu-gjet-nje-arsenal-armesh-qe-do-te-perdoreshin-per-krime-ne-kerkim-43-vjecari-ne-shkoder/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos