All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ilaçi i zakonshëm që ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Nga A2 CNN
24 Tetor 2020, 19:42 | Bota
Ilaçi i zakonshëm që ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi
All - Paragraf - 1

Një studim i Fakultetit të Mjekësisë së Merilendit në SHBA ka dalë në përfundimin se një dozë e vogël dhe e përditshme aspirine jo vetëm ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës, por edhe mund të ulë rrezikun e vdekjes nga koronavirusi të pacientëve që janë të shtruar në spital.

Studimi i publikuar në revistën “Anesthesia & Analgesia” thotë se optimizmi duhet të jetë i moderuar gjithësesi për një ilaç të lirë dhe që mund të gjendet kudo.

All - Paragraf - 3

“Gjetjet tona duhet të konfirmohen nga testet klinike dhe nëse konfirmohen do ta bënin aspirinën ilaçin e parë që shitet kudo që ul vdekshmërinë e pacientëve me Covid-19”, tha udhëheqësi i studimit, Jonathan Chow.

Sipas kërkuesve shkencorë amerikanë, aspirina e ul me 44% rrezikun e vdekjes së pacientit që është i lidhur me një respirator. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos