All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

"I pamëshirshmi Vlad", aktivizon ekipet e ekzekutorëve ndaj trupave ruse

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 12:22 | Bota
"I pamëshirshmi Vlad", aktivizon ekipet e ekzekutorëve ndaj
All - Paragraf - 1

Dezertimi në masë i ushtarëve rusë ka detyruar presidentin, Vladimir Putin, të aktivizojë ekipet e ekzekutorëve për të qëlluar pa paralajmërim ndaj çdo personi që largohet nga lufta në Ukrainë.

Tirani rus priste një fitore të shpejtë dhe pa mundim kur urdhëroi nisjen e ofensivës një muaj më parë, por forcat e tij hasën në rezistencën e mirëpërgatitur të ushtrisë ukrainase.

All - Paragraf - 3

Shërbimet sekrete të sigurisë në Ukrainë tregojnë se shumë ushtarë rusë që kanë arrestuar tregojnë se janë munduar të shpëtojnë nga këto skuadra vrasësish që i kanë ndjekur këmba-këmbës.

Sipas Daily Mail, për të ndaluar dezertimin e ushtarëve rus janë dërguar dhe forcat speciale çeçene. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos