All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Fotografohet peshku i rrallë që ecën me duar

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 14:02 | Lifestyle
All - Paragraf - 1

Në thellësitë e lumit Derwent në Tasmani, një lloj i pazakontë peshku ecën me duar. Ai lëviz jo duke notuar, si çdo peshk tjetër, por duke u mbështetur te pendët e përparme, të cilat duken si duar të vërteta.

Ngjyra e tij e bën një grabitqar të përsosur, pasi arrin të fshihet mirë mes rërës. Por përveç peshqve të tjerë, të vështirë për ta pikasur e kanë edhe fotografët. Për më tepër, bëhet fjalë për një specie në rrezik zhdukjeje, me vetëm 3000 individë në natyrë.

All - Paragraf - 3

Por fotografi francez Nicolas Remy arriti të kalonte këto pengesa dhe në vitin 2022 u nis nga Sidnei për në Tasmani, për t’u zhytur në ujërat e ftohta të lumit Derwent, ku temperatura arrin në 11 gradë celsius.

Brenda një ore ai arriti ta gjente peshkun, por u desh pak më shumë punë për ta fotografuar, për shkak se ai lëvizte shpejt dhe në mënyrë të befasishme. Për të mos e çuar dëm udhëtimin, ai qëndroi për tri ditë rresht, nga 9 orë, në lumë.

Më në fund, arriti të fotografonte nga afër peshkun dhe puna e tij u shpërblye, pasi me të fitoi konkursin e Fotografisë Nënujore të vitit 2022 në Australi.

All - Paragraf - 6

Remy shpreson që fotot e rralla, të publikuara së fundmi, të ndihmojnë në ndërgjegjësimin e shpëtimit të specieve në rrezik zhdukjeje. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos