All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Disa për plazh, e disa për Londër... pamjet nga bregdeti francez në pikun e sezonit

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 12:26 | Bota
All - Paragraf - 1

Disa pamje dramatike janë kapur ditët e fundit në Francë, ku në plazhet plot me pushues u shfaqen dhe imazhet e trishta të dhjetëra emigrantëve të paligjshëm që u shfaqën rrufeshëm për të hipur në gomonen me destinacion Anglinë.

Fotot janë realizuar nga një fotograf francez në plazhin e Boulogne-Sur-Mer, që ndodhet rreth 31 milje larg ishullit të premtuar përmes kanalit të La Manshit.

All - Paragraf - 3

Mes tyre mund të shohësh gra të veshura me hixhab dhe fëmijë të mitur që tentojnë të hipin në gomonen në mes të detit, teksa bashkëmoshatarët e tyre pushojnë me familjarët pranë.

Kanali i La Manshit konsiderohet si një ndër rrugët më të shkurtra për emigrantët e paligjshëm që duan të hyjnë në Britaninë e Madhe. Ky itinerar ndiqet shpesh edhe nga shqiptarët, të cilët për disa muaj me radhë zunë faqet e para të mediave britanike për numrin e madh.

Franca dhe Britania që ndajnë dhe kanalin, shpesh herë kanë pasur marrëveshje për parandalimin e këtij fenomeni të paligjshëm, i cili pavarësisht masave, vijon të lulëzojë. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos