All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Linja e tensionit të lartë bie mbi banesat në Bradashesh, dëme në pajisjet shtëpiake

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 15:29 | Aktualitet
Linja e tensionit të lartë bie mbi banesat në Bradashesh,
All - Paragraf - 1

Shkëputja e një kabulli të tensionit të lartë nga shtylla, për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi në zonën e Bradasheshit në Elbasan.

Linja e tensionit të lartë ka rënë mbi banesat e banorëve të zonës dhe vetëm fati ka shpëtuar fëmijët dhe familjarët që janë gjendur në banesa në ato momente.

All - Paragraf - 3

Aksidenti në fjalë ka ndodhur në rrethana të paqarta, ndërsa banorët janë alarmuar, pasi shkëputja e kabullit dhe rënia e tij mbi banesat ka shkaktuar panik dhe frikë.

Banorët janë shprehur së thuajse të gjitha pajisjet e tyre elektroshtëpiake dhe linjat elektrike të banesave janë djegur pasi kabulli i rënë ka pasur kontakt me linjat e banesave duke rritur voltazhin.

Sipas tyre, kjo nuk është hera e parë që ndodhin aksidente të tilla pasi zona ndodhet shumë pranë nënstacionit 220 volt, si dhe pranë zonës industriale të ish-metalurgjisë.

All - Paragraf - 6

Sakaq grupet e avarisë së OST, OSHEE dhe policia kanë shkuar në vendngjarje për riparimin e linjës, si dhe vlerësimet e dëmeve te banesat e banorëve të zonës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos