All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Çfarë po ndodh në ishull? Kina rrethon Tajvanin me një numër rekord luftanijesh

Nga A2 CNN
17 Korrik 2023, 16:10 | Bota
Çfarë po ndodh në ishull? Kina rrethon Tajvanin me një
All - Paragraf - 1

Kina ka rrethuar Tajvanin si asnjëherë më parë. Një rekord prej 16 luftanijesh janë verifikuar në ujërat përreth ishullit gjatë fundjavës. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit e konsideron këtë rastin më të fundit të fushatës së madhe të Partisë Komuniste të Kinës për të frikësuar zyrtarët në Taipei.

Aktiviteti i Marinës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Pekinit pasoi stërvitjet në fillim të javës së kaluar ku u angazhuan 73 avionë luftarakë kinezë që fluturuan përtej vijës ndarëse të ngushticës së Tajvanit dhe në zonat kryesore të identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

All - Paragraf - 3

Gjatë së njëjtës periudhë, nëntë anije kineze u raportuan në ujërat përreth Tajvanit për 3 ditë radhazi. Një analist tha për CNN se këto janë shenja të qarta se qeveria e Pekinit po përgatitet për një pushtim të mundshëm të ishullit.

Kina e pretendon Tajvanin si pjesë të territorit të saj, pavarësisht se asnjëherë nuk e ka kontrolluar atë. Ishulli, që vetëqeveriset me demokraci, prej vitesh ka kërkuar pavarësinë duke luftuar tentativat e shtetit komunist për ta izoluar nga pjesa tjetër e botës.

Megjithatë Kina nuk e ka përjashtuar asnjëherë përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e Tajvanit. Një kërcënim të drejtpërdrejtë lidhur me një zhvillim të tillë e ka lëshuar edhe presidenti kinez, Xi Jinping. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/17/tajvani-raporton-nje-numer-rekord-anijesh-kineze-ne-ujerat-rreth-ishullit/
https://a2news.com/2023/07/17/ministri-i-jashtem-i-xi-jinping-zhduket-nga-radaret-nisin-spekulimet-ne-kine/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos