All - Paragraf - 1
Pas humbjes minimale me Portugalinë, Shqipëria barazoi 1-1 përballë Moldavisë, në grupet e Botërorit 2023 të minifutbollit.
Përfaqësuesja kuqezi kaloi në avantazh pas 13 minutave lojë, pas një kundërsulmi të shpejt të finalizuar nga Xhuljan Reçi.
All - Paragraf - 3
Moldavët, që cilësohen si një prej ekipeve pretendente, arritën të barazonin në minutën e fundit. Gjithsesi ëndrra në Esen të Gjermanisë vazhdon dhe skuadra jonë ka ende shanse.
Të mërkurën Shqipëria luan ndeshjen e fundit në grup me Kolumbinë. Me një fitore, përfaqësuesja e minifutbollit do të hynte në histori, pasi do të kualifikohej nga faza e grupeve si e treta më e mirë. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2