All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Roland Bejko: Për hienat e PD që po tallen me demokratët e gjorë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 11:45 | Blog
All - Paragraf - 1

Roland Bejko: Për hienat e PD që po tallen me demokratët e

Nga Roland Bejko

All - Paragraf - 3

Gabriel Guma është një super djalë, që ka një ëndërr të bukur dhe të sinqertë të jetë dikush në këtë vend për vete, familjen dhe shoqërinë.

Si mik i babait të tij, të ndjerit Altin, kur më pyeti, e këshillova të mos kandidonte sepse rezultati ishte i paracaktuar. Hienat e vjetra, nëse do kishin qoftë edhe një shans të vetëm për të fituar, nuk do t'u binte ndërmend të kandidonin një djalë të ri e të pastër si Gabrieli, por do kandidonin vet për kreun e bashkisë Tepelenë.

Por Gabi, vendosi ta provonte duke e parë si sfidë dhe përvojë personale.

All - Paragraf - 6

Gabrieli, është një djalë i realizuar, i talentuar, me zemër të madhe, i artë. Këtë ambicie ia zbuluan qelbësirat, dhe i mbushën mendjen të kandidonte në një terren të minuar, e në një pazar të mbyllur nga ato hiena të pabesa që kanë marrë peng PD dhe po e vdesin përditë e më shumë duke i pirë edhe gjakun e fundit që i ka mbetur asaj. 900 votat që mori Gabrieli i ka personale, dhe është i nderuar. Si mund të fitojë Gabrieli, dhe gjithë gabrielët e rinj plot ëndrra që besojnë tek e djathta, kur ata që shkojnë me demek për t'i mbështetur, në publik bëjnë foto nga takimet me Gabrielin, dhe në darkë bëjnë biznes me familjarët e kundërshtarit të Gabrielit?!

Gabrieli meriton respekt për guximin që pati të kandidonte në një teren të tradhtuar me kohë, nga ata që turpin e kanë lënë mbrapa në një tjetër kohë të largët mbytur nën gërmadhat e kishave dhe xhamive që shembën në frymëzimin makabër ardhur nga revolucioni kulturor kinez që në 1967-ën.

Kaq mund "të fitosh" po besove në mbështetjen e haleve të PD, që po tallin b.... me demokratët e gjorë duke u helmuar trurin me gënjeshtra armiqsh të brendshëm e të jashtëm, mjaftueshëm sa për të siguruar privilegje, para dhe pushtet për vete e familjet e tyre. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos