All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Bënë sherr për garën me pëllumba, vriten 4 burra

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 10:09 | Bota
Bënë sherr për garën me pëllumba, vriten 4 burra
All - Paragraf - 1

Një person i armatosur vrau 3 burra në Portugali dhe më pas qëlloi veten pas një sherri që shpërtheu mes tyre për mbarështimin e pëllumbave garues.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Setubalit, teksa mediat raportojnë se shkaku i sherrit ishin pëllumbat dhe një kopsht i paligjshëm perimesh.

All - Paragraf - 3

Viktimat ishin duke marrë pjesë në një garë pëllumbash kur u qëlluan me armë, teksa më pas autori e drejtoi pistoletën për nga vetja kur pa policinë.

Sipas policisë, e cila mblodhi informacion në vendngjarje, mosmarrëveshja mes burrave që humbën jetën nisi pikërisht për çështjen e shtimit të pëllumbave.

Identiteti i viktimave nuk është bërë ende me dije, ndërsa mësohet se autori jetonte në një çadër në Setubal. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos