All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Ballkani i hapur” në Beograd, Vuçiç: I jep shpresë kësaj pjese të botës të mbarsur me konflikte

Nga A2 CNN
2 Shtator 2022, 13:35 | Politikë
“Ballkani i hapur” në Beograd, Vuçiç: I jep
All - Paragraf - 1

“Jam shumë krenar që po mikpresim nismën e Ballkanit të Hapur këtu në Beograd, që i sjell shpresë kësaj pjese të botës, që ka qenë e mbarsur me konflikte dhe me keqkuptime në kohët më të mira”. Me këto fjalë e nisi konferencën e përbashkët për shtyp, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në përmbyllje të takimit të Ballkanit të Hapur, i cili për dy të ditë u zhvillua në kryeqytetin serb.

“Kemi provuar gjithçka përveç përpjekjes për të bashkëpunuar, për të punuar krah njëri-tjetrit për t’u përpjekur e siguruar një jetë më të mirë qytetarëve. Besoj që ka ardhur koha të përpiqemi për këtë”.

All - Paragraf - 3

Vuçiç theksoi se kjo nismë i ka shërbyer përmirësimit të tregtisë mes vendeve dhe duke u shërbyer prodhuesve dhe tregtarëve.

“Kemi pasur rritje me 1033 të numrit të kamionëve. Tashmë kemi mbi 8 mijë kamionë që udhëtojnë mes dy vendeve. Ka përmirësuar tregtinë mes dy vendeve dhe shkëmbim tregtar më i lartë. Këto janë shifra të rëndësishme që tregojnë se prodhuesit tanë e dinë që kjo nismë është shumë e rëndësishme për ta”.

Vuçiç foli dhe edhe për krizën energjetike, duke vënë theksin te përgatitja për të ardhmen.

All - Paragraf - 6

“Po të kishim një gazsjellës më të mirë me RMV do të kishim një situatë më të mirë me energjinë elektrike se ata nuk kanë gaz dhe ne nuk kemi kapacitetet e nevojshme. Në këtë pikë jemi në vështirësi nga të dyja anët. E ardhmja duhet të na gjejë më të përgatitur. Shqipëria ka qymyrgurin”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos