
Shtëpia italiane e modës, Prada, ka prezantuar të dielën veshjen e brendshme që do të mbahet nga astronautët e NASA-s gjatë misioneve në Hënë, shkruan A2 CNN, një vendim që dëshmon synimin e qartë të gjigantit të luksit për t’u bërë lider në industrinë hapësinore.
Kostumi i ri, i ngushtë pas trupit, është realizuar në bashkëpunim me kompaninë e infrastrukturës hapësinore Axiom Space dhe përmban tuba ventilimi të thurur direkt në tekstil. Ky projekt pason suksesin e vitit 2024, kur Prada prezantoi skafandrin e parë që pritet të përdoret në misionin e NASA-s, Artemis 4, në vitin 2028.
Ky zgjerim i guximshëm i Pradas vjen në një kohë kur sektori global i luksit po përballet me vështirësi të mëdha. Pas dy vitesh rënie, industria po shfaqte shenja stabilizimi, por nisja e luftës në Iran në fund të shkurtit ndërpreu udhëtimet dhe goditi shpenzimet e luksit edhe përtej Lindjes së Mesme.
Prada nuk është e vetmja që po investon në këtë drejtim. Edhe marka të tjera si Under Armour, përmes bashkëpunimit me Virgin Galactic, dhe Columbia Sportswear, në partneritet me Intuitive Machines, po zhvillojnë teknologji të përparuara të veshjeve për fluturimet hapësinore. (A2 Televizion)