All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Afera korruptive në Ministrinë e Shëndetësisë, jepen masat e sigurisë

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 13:30 | Kronikë
Afera korruptive në Ministrinë e Shëndetësisë, jepen
All - Paragraf - 1

Gjykata e Posaçme zhvilloi seancën e caktimit të masës së sigurisë për Vladimir Topin dhe Silvi Shehun, administrator dhe inxhinier i shoqërisë “Drincos” të përfshirë në aferën korruptive në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas SPAK, Topi i ka dhënë ryshfetin prej 330 mijë lekësh inxhinierit, që më pas ia ka kaluar Laura Shtetos, për t'ia dhënë Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

All - Paragraf - 3

Gjykata e Posaçme caktoi masën “arrest shtëpie” për Vladimir Topin, administrator i kompanisë “Dricons”, ndërsa Silvi Shehut iu caktua masa “arrest në burg”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos