All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Pallati i dëmtuar nga tërmeti, institucionet në Durrës nuk vënë dorë, banorët 6 muaj pa bonus qiraje

Nga A2 CNN
7 Tetor 2023, 16:58 | Aktualitet
Pallati i dëmtuar nga tërmeti, institucionet në Durrës nuk
All - Paragraf - 1

Në mes të rrugës, pa bonus qiraje dhe me shpenzimet e veta, në këtë gjendje ndodhen banorët e lagjes 12 në Durrës, pallati i të cilëve u dëmtua nga tërmeti i 2019.

64 familje prej 6-muajsh nuk e marrin bonusin e qirasë duke hasur kështu vështirësi në pagesën në fund të muajit.

All - Paragraf - 3

Ende presin nisjen e punimeve për riparimin e dëmeve të tërmetit, por edhe pas 4 vitesh asnjë ndërhyrje nuk është bërë në pallatin numër 15 në Durrës.

Edhe pas protesta të shumta por dhe trokitjes në dyert e bashkisë, nuk i kanë ndihmuar të marrin një zgjidhje.

Si pasojë e tërmetit, pallati numër 15 në Lagjen 12 në Durrës pësoi dëmtime të shumta në 3 katet e para teksa u klasifikua si i pabanueshëm. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos