All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Incident në 77-vjetorin e kryengritjes së Postribës, qytetari hedh në tokë kurorat

Nga A2 CNN
9 Shtator 2023, 11:02 | Aktualitet
Incident në 77-vjetorin e kryengritjes së Postribës, qytetari
All - Paragraf - 1

Një incident ka ndodhur në 77-vjetorin e kryengritjes së Postribës. Pas vendosjes së kurorave me lule në bustin në përkujtim të lëvizjes së parë antikomuniste nga kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, një qytetar mori kurorat dhe i hodhi në tokë duke thënë se këta të sotmit janë pasardhës të atyre që i kanë pushkatuar gjyshin.

Pas këtij incidenti, kryebashkiaku Beci u largua menjëherë. Kjo është hera e parë që socialistët përkujtojnë kryengritjen e Postribës. Në këtë 77-vjetor munguan përfaqësues të PD-së, të cilët do të marrin pjesë pas një ore veçmas në përkujtimin e kësaj ngjarje. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos