Në prani të ushtarëve të armatosur, banorëve në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, u është kërkuar të votojnë në ato që autoritetet i kanë përshkruar si zgjedhje lokale.
Autoritetet në Kiev, i kanë cilësuar zgjedhjet si një mashtrim, dhe pavlefshmëri ligjore. Ato kanë paralajmëruar qytetarët të mos marrin pjesë, duke thënë se personat e përfshirë në organizimin e votimit duhet të presin ndëshkim në të ardhmen.
Kandidatët janë ose Rusë, ose pro rusë, dhe përfshijnë guvernatorë të zgjedhur nga Moska.
Zgjedhjet të cilat mbyllen të dielën po zhvillohen në 4 rajone të cilat Rusia, as i kontrollon plotësisht Donetsk dhe Luhansk në lindje, dhe Zaporizhzhia e Kherson në jug.
“Banorët tanë kanë qenë shumë aktiv në votim, pavarësisht situatës së vështirë këtu. Njerëzit po presin në radhe për të shprehur vullnetin e tyre në votimin që do të zgjasë deri në 10 shtator,” shprehet Natalia Kravchenko, Zv/kryetare e qendrës zgjedhore, Donetsk.
“Besoj se çdo qytetar i Republikës popullore të Donetsk duhet të shprehë qëndrimin e vet. Është e rëndësishme, ne po ndërtojmë të ardhmen tonë se bashku,” shprehet Yanina Protasiukv, votuese.
Këshilli i Europës, organizëm për të drejtat e njeriut, dënoi votimin në territoret e aneksuara ukrainase, si një shkelke flagrante e ligjit ndërkombëtarë.
“Jo vetëm që ato zona janë pjesë integrale e Ukrainës, po vendimi për të mbajtur zgjedhje atje krijon iluzionin e demokracisë,” tha këshilli në një deklaratë.
Edhe sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken e denoncoi votimin si të paligjshëm. Deklarata e tij nxiti reagim të ambasadës ruse në SHBA që akuzoi Uashingtonin për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Moskës.
Të aneksuara përmes një referendum të paligjshëm në shtator të vitit të kaluar rajonet e Donjetks, Luhansk, Zaporizhia dhe Herson përbëjnë 15 për qind të territorit ukrainas. (A2 Televizion)