All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Bardhi për kryeministër? Berisha: S’frenoj askënd, të garojë edhe për kreun e grupit të PD

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 14:21 | Politikë
Bardhi për kryeministër? Berisha: S’frenoj askënd, të
All - Paragraf - 1

Muajt e gjatë të luftës brenda Partisë Demokratike u shoqëruan me sulme personale edhe mes Sali Berishës dhe Gazment Bardhit. Tani që u ulën bashkë në të njëjtën tryezë, duke bashkuar deputetët përkatës, kreu i Rithemelimit tregoi përse ndryshoi qëndrim, teksa u shpreh i gatshëm ta njohë Bardhin edhe si kryetar grupi.

“Gazment Bardhi është i ftuar me gjithë deputetët që mbështetën haptas primaret dhe këtu ishte një ndryshim themelor. Se kishim të bënim me një qëndrim ndaj një procesi fondamental në PD. E kam shprehur në mënyrën e përsëritur edhe publikisht, edhe privatisht që Bardhi është i mirëpritur të votohet edhe për kreun e grupit të PD”, deklaroi Berisha.

All - Paragraf - 3

Lideri historik i Partisë Demokratike pohoi se për zgjedhjet e vitit 2025 mund të mos jetë kandidat për kryeministër, duke treguar edhe formulën se si do zgjidhet kreu i ri i ekzekutivit nëse opozita fiton garën.

“Jam i vetmi kryetar partie në botë që kam deklaruar se pas fitores së zgjedhjeve, nuk do të thotë automatikisht kryeministër, por një garë e dytë”, tha Berisha.

I pyetur nëse pjesë e afrimit me Bardhin ishte edhe një marrëveshje për ta bërë atë kryeministër, Berisha zgjodhi përgjigjen indirekte.

All - Paragraf - 6

“Të gjitha hipotezat mund të ngrihen, por Sali Berisha nuk mund të frenojë njeri, as Gazment Bardhin që të marrë pjesë në garë brenda PD”, theksoi ai.

A2 CNN e pyeti nëse ka ardhur koha të regjistrojë një sigël të re partiake, përsa kohë edhe zgjedhjet e pjesshme në Kukës treguan se ai vijon të gjejë strehë nën siglën e partisë së Ilir Metës.  Efekt – Durim, por ne vendin do ia tregojmë atij. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos