All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tregtonin dru zjarri “në të zezë”, e pësojnë administratorët e dy subjekteve në Librazhd

Nga A2 CNN
6 Shtator 2023, 06:44 | Kronikë
Tregtonin dru zjarri “në të zezë”, e
All - Paragraf - 1

Policia e Shtetit njofton se ka nisur procedim në gjendje të lirë për dy administratorë të dy subjekteve që tregtonin dru zjarri në Librazhd, veprimtari, të cilën e kryenin në kundërshtim me ligjin.

Sipas policisë, subjektet në fjalë nuk bënin deklarimin e të ardhurave, të cilat i gjeneronin nga shitja e druve. Pas verifikimeve rezultoi se ata kishin punësuar edhe dy persona jashtë rregullave ligjore.

All - Paragraf - 3

“Librazhd: Nga kontrollet dhe verifikimet, Policia konstaton 2 subjekte ekonomike që fshihnin të ardhurat që gjeneronin nga shitja e druve për zjarr dhe që kishin punëtorë të paregjistruar. Procedohen penalisht 2 administratorët e këtyre subjekteve.

Si rezultat i kontrolleve në subjekte të ndryshme ekonomike, në qarkun Elbasan, me qëllim parandalimin dhe goditjen e informalitetit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kanë konstatuar se 2 subjekte për shitjen e druve për zjarr, në fshatin Hotolisht, Librazhd, e zhvillonin aktivitetin e tyre ekonomik, në paligjshmëri.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, për administratorët e këtyre 2 subjekteve, shtetasit K. S., 63 vjeç dhe A. Z., 38 vjeç, të dy banues në Librazhd.

All - Paragraf - 6

Nga verifikimet është konstatuar se këta shtetas nuk deklaronin në organet kompetente, të ardhurat që gjeneronin nga 2 subjektet ekonomike që administronin, si dhe se nuk kishin regjistruar 2 punonjësit e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.” (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos