All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

-10 pikë nga klasifikimi, UEFA e konsideron të pamjaftueshëm dënimin e Juventusit

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 11:53 | Futboll
-10 pikë nga klasifikimi, UEFA e konsideron të pamjaftueshëm
All - Paragraf - 1

UEFA kërkon të përjashtojë Juventusin nga Kupat e  Europës. Finalja e Europa League bëri bashkë presidentin e federatës italiane, Gabriele Gravina dhe kreun e UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Në bashkëbisedimin e gjatë që dy krerët bënë me njëri-tjetrin mësohet se një nga temat që u diskutua ishte dhe dënimi i Juventusit. Sipas presidentit të UEFA-s, ndëshkimi për klubin bardhezi nga Federata, nuk ishte i duhuri për ngjarjet që përfshijnë fitimet kapitale dhe manovrat e pagave. Sipas mediave italiane, kreu i UEFA-s ka qenë i pakënaqur me dënimin që Juventus mori nga Federata italiane dhe ka diskutuar gjatë me Gravinan.

All - Paragraf - 3

Nga Nion do të kishin preferuar që vetë Federata e futbollit Italian ta kishte përjashtuar klubin bardhezi nga Kupat e Europës dhe dënimi duhet të ishte edhe më i rëndë. “Zonjës së Vjetër” ju hoqën 10 pikë nga klasifikimi i përgjithshëm në Serie A dhe aktualisht është në vendin e shtatë, që minimalisht të dërgon në Conference League edicionin e ardhshëm. Tashmë fjala e fundit i takon UEFA-s për të mësuar përfundimisht fatin e Zonjës së Vjetër edicionin e ardhshëm në arenën europiane. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos